Futboll

Vitia angazhon katër futbollistë

Klubi Futbollistik “Vitia” ka marrë rrugë drejt qytetin bregdetar të Durrësit për t’u akomoduar ne “Hotel Bonita”.

Skuadra e Vitisë aty do e vazhdoj fazën e dytë përgatitore, shkruan Gazetasheshi.com

Por, në foton e postuar shihen edhe disa përforcime që ende nuk janë bërë zyrtare nga klubi.

Bëhet fjalë për tre futbollistët e Gjilanit: Albin Halimi, Muhamed Dubova dhe portieri Petrit Terziu.

Në fotografi është edhe ish-futbollisti i Ferizajt, Behar Bardhi, i cili ka arritur marrëveshje për t’i mbrojtur ngjyrat e skuadrës nga Anamorava.

Gjithashtu aty shihet edhe një futbollist i cili është francez, por që do të raportohet më vonë.

“Sheshi” mëson ekskluzivisht se tre futbollistët e Gjilanit janë në formë huazimi dhe se shumë shpejt priten të zyrtarizohen nga klubi.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like