Viti

Komuna e Vitisë dhe UNDP nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi

Komuna e Vitisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP, kanë nënshkruar te enjten një Memorandum mirëkuptimi që ka për synim të çoj përpara zhvillimin e balancuar, duke nënvizuar fokusin në grupet më të cenueshme dhe promovimin e ndërmarrësisë, si dhe duke i kontribuar mbrojtjes së mjedisit dhe zvogëlimit të varfërisë. Projekti “Zhvillimi i Integruar Territorial” InTerDev 2, financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe realizohet nga UNDP.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje të Mirëkuptimit është që të sigurojë një kornizë të bashkëpunimit dhe të lehtësojë bashkëpunimin midis palëve, mbi një bazë jo-ekskluzive, në fushat e interesit të përbashkët. Në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, këtë marrëveshje e ka nënshkruar kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me UNDP dhe ka falënderuar këtë program që vazhdimisht ka mbështetur komunën e Vitisë. Ndërkaq duke folur rreth këtij programi,

Haliti ka thënë se si qëllimi tjetër i bashkëpunimit është që të forcojë më tej kapacitetet institucionale dhe lokale, që do të lehtësojnë kalimin nga aktivitetet ekonomike të mbijetesës në aktivitete biznesore dhe aktiviteteve ekonomike të orientuara nga tregu. Në fazën e dytë, projekti do të vazhdojë mbështetjen në ofrimin e një sërë shërbimesh koherente dhe të integruara dhe masave mbështetëse në tri komuna të përzgjedhura: Dragash, Shtërpcë dhe Viti.

Pritet që, si rezultat i këtij intervenimi, zyrtarët komunal të kenë zgjeruar kapacitetet në ofrimin e shërbimeve të zhvillimit rural, ndërmarrjet lokale mikro dhe të vogla dhe fermerët të jenë mbështetur për të përmirësuar biznesin e tyre, si dhe qasje nga poshtë-lartë dhe të nivelit lokal të përqendruara për gjenerimin e punësimit në formën e Pakteve Territoriale të Punësimit, të veprojnë në nivel komunal.Aziz Zuka

You Might Also Like