KRONIKË E ZEZË

Arrestohen dy të dyshuar në lidhje me rastin vjedhje e rëndë dhe keqpërdorim i besimit

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjilan, pas një hetimi intensiv dhe veprimeve mirë të organizuara operative në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, sot me datën 03.07.2025 ka arrestuar dy të dyshuar E.M. (viti i lindjes 1996) dhe B.H. (viti i lindjes 1990).
Arrestimi i tyre është bërë pasi që bazuar në informacionet dhe provat e mbledhura gjatë hetimit, të dyshuarit, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Keqpërdorim i besimit’’, në të cilin dyshohet se në periudhë të caktuar kohore nga viktima shtetas i huaj, kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheqë para nga banka.
Dy të dyshuarit me aktëvendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale të lartcekura.

You Might Also Like