Ballafaqimi Gjilani – Llapi ka nisur me një rast shumë të mirë të Gjilanit kur nga e djathta shpërtheu Basha, harkoi në brendi e Prapashtica nga afërsia gjuajti drejt në portierin Qoriq.
Që në minutën e dytë në ndeshjen Gjilani – Llapi kur pati një rast tejet në rëndë, kur në fushë u desh të futet autoambulanca, pas një përplasje ndërmjet kapitenit të Llapit, Gnabi dhe portierit Laroshi, kur portieri i Gjilanit u godit me gju në kokë. Gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq Gnapin për shkak të ndërhyrjes së pakontrolluar, kurse në portë te Gjilani në vend të Vokli Laroshit u fut Aridon Bllaca. Me një lojtarë më shumë në fushë, Gjilani mbajti topin në zotërim, por pa ia dalë që të krijojë ndonjë rast të mirë shënimi.
Gjyqtari dha tetë minuta shtesë shkaku i lëndimit që ndodhi në fillim të ndeshjes, por përkundër kësaj gol të shënuar nuk pati, andaj pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0 e dhe pse Llapi në një kundërsulm me Hasan Hysenin pati mundësi shënimi.
Me të nisur pjesa e dytë, pas një harkimi nga këndi të Edi Bashës, topi kaloi tërë mbrojtjen dhe erdhi deri te Boshnajku, i cili harkoi në brendi e topin me kokë e qëlloi Sabit Bilali dhe e dërgoi në rrjetë për rezultatin 1:0 për Gjilanin.
Në minutën 54, Thaqi dha një gjuajtje dënimi, por Qoriq prit. Gjilani ia ka dalë që të dyfishojë rezultatin në minutën 57 dhe sërish nga ndërprerja. Armend Thaqi dha një gjuajtyje dënimi nga e djathta, harkoi krejt në anën e kundërt ku ishte Mevlan Adili që gjuajti me të parën dhe nën duart e portierit Qoriq futi topin në rrjetë. Në minutën 76, Albin Prapashtica pati rast të mirë shënimi, pasi është shërbyer nga Jaroviq, por ai gjuajti mbi portë.
Gjilani ka trefishuar rezultatin në minutën 87, kur pas harkimit të Ibrahimit nga e majta, Jaroviq me urti e ndali topin dhe qëlloi këndin e poshtëm të majtë të portës së Llapit për 3:0./kryelajmi.com/.




