Arti pamor

Një mural që do të mbetet një kujtim i bukur për nxënësit

Shkruan: Agnesa Dauti

Në ambientet e jashtme të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan është përuruar murali, punim i nxënësve të kësaj shkolle, nxënës të të cilit janë  shumë e lumtur që patën mundësinë të jenë pjesë e realizimit të këtij murali.

Ky punim është rezultat i një angazhimi të madh, kreativiteti dhe bashkëpunimi të vazhdueshëm. Çdo detaj është punuar me përkushtim dhe kujdes, me qëllim që të krijohet një vepër që jo vetëm zbukuron ambientin e shkollës, por edhe përcjell një mesazh frymëzues. Ky projekt përfaqëson punën ekipore, pasionin për artin dhe dëshirën për të lënë një gjurmë të bukur në shkollë.

Ky mural është realizuar si iniciativë nga psikologia e shkollës Kaltrina Jetishi dhe profesoresha e psikologjisë Festa Demiri, në kuadër të Javës së Psikologjisë.

Falënderojmë drejtorin Bekim Mustafa për mbështetjen e dhënë, profesoreshën e artit Magbule Xhemajli për idenë, si dhe shtëpiakun e shkollës  Xhevat Maliqi për ndihmën gjatë realizimit të muralit.

Falënderim i veçantë shkon për donatorët e ngjyrave Erik Bunjaku X/7 dhe Venhar Selmani XI/9, pa mbështetjen e të cilëve realizimi i këtij murali  do të ishte i pamundur.

Gjithashtu, falënderojmë përzemërsisht nxënësit – artistë Engjëll Pajaziti XI/3, Hera Krasniqi XI/4, Lion Kadriu XI/3, Sabile Muji XI/6, Sumea Starabaja XI/8, Zana Kqiku XI/1 dhe Agnesa Dauti XI-5,  që kontribuuan me mund dhe kreativitet:

Ky mural do të mbetet një kujtim i bukur për ne!

You Might Also Like