Gjilan

A do të hapet së shpejti ura mbi Liqenin e Badocit

Rreth dy vjet pasi ura mbi Liqenin e Badocit u bllokua për qarkullim të automjeteve, është vendosur shtresa e asfaltit mbi të.

U deshën pothuajse gjysma e mandatit të kësaj qeverie për t’i ardhur në fund ndërtimit të urës së re.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njoftoi sot në Facebook se “është vendosur shtresa e asfaltit në urën në Badoc”.

“Ka filluar vendosja e sinjalizimit vertikal dhe posa të përfundoj edhe sinjalizimi horizontal ura do të hapet për qarkullimin e automjeteve”, shkroi ai në Facebook.

You Might Also Like