Në vazhdën e vizitave të presidentit të FFK-së që po u bënë klubeve të cilat momentalisht gjinden në Antalya të Turqisë, sot presidenti Ademi ishte për vizitë edhe te klubi FC DRITA.
I shoqëruar nga dy nënkryetarët z. Agim Dibrani dhe z. Bakir Burri si dhe kryetari i LRF-ve z. Ismajl Ajeti, presidenti Ademi u njoftua për ecurinë e ekipit në këtë fazë përgatitore dhe për punën në përgjithësi që po bëhet në ekipin bardh e kaltër.
Drejtori sportiv z. Valon Zymberi në emër të klubit e falënderoi presidentin Ademi dhe bashkëpuntorët e tij për vizitën.