SPORTI

Akademia e Gjimnastikës Vllaznia nga Shkodra do të performojë në finalen e madhe të futbollit të vogël në Beguncë të Vitisë

Në Beguncë të Vitisë po mbahet Turneu i Futbollit të Vogël, i cili edhe sivjet po përcillet nga një numër i madh i shikuesëve. Edhe sivjet ky turne ka mbledhur numër rekord të adhuruesëve të futbollit e mbrëmja e 2 korrikut do të jetë e vecantë për dashamirët e këtij sporti.

Sic thekson Hazir Alidema, kryetrajner i Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema” në mbrëmjen e 2 korrikut do të përformojnë para publikut mysafirët nga Shqipëria. Në natën finale të turneut do të paraqitet Akademia e Gjimnastikës Vllaznia nga Shkodra, që finales do t’i jap pamje edhe më festive.

Të rikujtojmë se muaj më parë KGJ “Halil Alidema” ishte mysafire në Shqipëri, ku patën paraqitje të shkëlqyeshme dhe tashti do t’i kthejnë mikëpritjen vëllezërve e motrave nga shteti amë.

You Might Also Like