Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” do ta përfaqësoj Kosovën në Festivalin Internacional që mbahet në Vjenë të Austrisë. Kjo gjë u bë me dije dje nga përfaqësues të këtij ansambli të cilët dje para nisjes për në Austri janë takuar me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Milot Lala.
Drejtori Lala ju ka uruar atyre suksese dhe ndër tjerash shtoj se ka besim të plotë se ky ansambël do të përfaqësoj në mënyrë të denjë Vitinë dhe Kosovën në këtë festival të rëndësishme. Përndryshe AKV “Kemaj Azizi” nga Vitia, shpeshherë është
kthyere në Viti me çmimi të rëndësishme të cilat i ka rrëmbyer në festivale me konkurrencë të shteteve të mëdha. Aziz Zuka