Gjilan

Alban Hyseni ngushëllon familjen Kosumi

Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen e kolegut dhe mikut tonë, Nuhi Kosumi. Për thuajse 3 vite, kam pasur nderin të punoj ngushtë me të fushën e arsimit, ku kontributi dhe angazhimi i tij i pandalshëm ishin një shembull për të gjithë ne.
Nuhi Kosumi ka lënë një gjurmë të paharruar në komunitetin tonë, duke u angazhuar gjithmonë për arsim, zhvillim dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë tanë. Profesionalizmi dhe pasioni i tij për punën gjithmonë do të kujtohen dhe mbahen mend si një model i vlerave që e bëjnë më të fortë shoqërinë tonë.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që kanë pasur nderin ta njohin.

You Might Also Like