Gjilan

Alban Hyseni: Rina Ahmeti i është bashkuar ekipit tonë në cilësinë e Këshilltares për Rini!

Rina është një vlerë e shtuar për ekipin tonë, pasiqë është një aktiviste e hershme dhe e palodhur politike, e cila ka pasur si prioritet të angazhimit të saj politikat rinore dhe fuqizimin e të rinjve.
Gjatë bisedës me Rinën kam vërejtur pasionin e saj të thellë për fuqizimin e rinisë dhe për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet. Ajo beson se të rinjtë kanë fuqinë të bëjnë ndryshimin dhe është këtu sepse beson që s’bashku do të arrijmë të promovojmë çështjet që janë të rëndësishme për të rinjtë dhe të krijojmë mundësi të reja për ata.
Përveç angazhimit të saj politik që na bashkon tash, basketbolli na bashkonte që në moshë të re!

You Might Also Like