Gjilan

Alban Hyseni shpall kandidaturën për të qenë kryetar të Qendrës së Vetëvendosjes në Gjilan

Alban Hyseni shpall kandidaturën për të qenë kryetar të Qendrës së Vetëvendosjes në Gjilan. Ja postimi i tij:
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
Të dashur aktivistë,
Sot dorëzova kandidaturën time për Kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan.
Qendra jonë ka përfunduar një fazë të rëndësishme në procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe tani kemi hyrë në afatet e nivelit të dytë, atë të kandidaturave për kryetarë të qendrave.
Përmes demokracisë së brendshme dhe parimit një anëtar një votë, ne si subjekt politik po zgjedhim organet drejtuese për mandatin e ri katër vjeçar.
Besimi juaj gjatë proceseve nëpër të cilat kemi kaluar së bashku ishte qenësor për mua.
Tani për rrugëtimin tonë të përbashkët në udhëheqjen e Qendrës në Gjilan, në parimet e Lëvizjes dhe vlerave që përfaqëson, besimi dhe mbështetja juaj është përgjegjësi dhe detyrë për mua njëkohësisht.
Bashkë për Lëvizjen 🤝

You Might Also Like