Gjilan

Aliu: Projektet e përfunduara dhe ato që kanë ngelur në gjysmë, jo që nuk po vazhdojnë e mirëmbahen, por ato po degradohen

Abdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Asamblenë Komunale të Gjilanit, ka theksuar se projektet e përfunduara dhe ato që kanë ngelur në gjysmë nga Qeverisja e LDK-së, jo që nuk po vazhdojnë e mirëmbahen, por ato po degradohen.

Siç ka theksuar Aliu, projeksionet e qeverisjes së kaluar kanë qenë për vazhdimin e projektit të sheshit të qytetit në drejtim të lagjes “Dradania” deri te qarkorja e qytetit si dhe ne drejtim të Malishevës deri te fabrika e përpunimit të ujerave të zeza.

“Me vazhdu ky projekt jo se jo, por do të kishim qenë të lumtur sikur vetëm të ish ruajtur dhe mirëmbajtur ky investim shumë i qëlluar dhe i nevojshëm jo vetëm për këtë pjesë të qytetit por për gjithë qytetin”, ka thënë Aliu, sipas të cilit fatkeqësisht nuk ka mirëmbajtje të sheshit, rrjedhimisht është duke ndodhur degradim i tmerrshëm i tij.

“Degradimi është duke ndodhë edhe në projektet tjera që i ka trashëguar kjo qeverisje nga e kaluara si: mirëmbajtja e rrugëve në qytet dhe fshatra, mirëmbajtja e kanalizimeve, mosfunksionalizimi i “Lagjes së lumtur” në Zabel dhe rrjedhimisht degradimi i këtij investimi milionësh shumë i nevojshëm për kategoritë në nevojë, rritja e numrit të deponive të egra etj.

Edhe në rrethanat e këtilla të humbjes dhe hutisë së qeverisjes komunale, për hir të qytetarëve dhe në të mirë të tyre ftojmë këtë qeverisje dhe këtë kryetar komune që të reagojnë në këtë drejtim, thotë Aliu

“Ose nuk po dini ose ju mungon vullneti. Mundemi me ju mësuar në rastin e parë, ndërsa vullnetin duheni me nxjerrë nga brenda , këtu nuk ju ndihmojmë dot”, ka thënë Aliu.

You Might Also Like