Gjilan

Arbëreshë Kryeziu – Hyseni ka marrë më së shumti vota nga Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan për të qenë deputete në Kuvendin e Kosovës

Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, ish-deputete në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës, ka marrë më së shumti vota nga Këshilli i Qendrës së Lëvzijes Vetëvendosje në Gjilan për të qenë deputete në Kuvendin e Kosovës.

Kryeziu në një postim të saj në facebook ka shkruar:

Jashtëzakonisht e lumtur që Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, sot më nxori kandidaten më të votuar për deputete.

Delegatë të Këshillit, ju falënderojë nga zemra për mbështetjen tuaj. Shumë fitore arritëm bashkë. Sot fituam bashkë.

Më 14 shkurt do të fitojmë e gjithë Kosova.

You Might Also Like