Pas diskutimeve të shumta dhe propozimeve me shumicë votash studentja e Fakultetit Juridik Ardianë Halimi u zgjodh kryetare e USPE-së dega në Gjilan.
Halimi në fjalën e parë të saj si kryetare ka falenderuar kryetarin e deritashëm Fatmir Kastrati për angazhimin dhe kontributin e dhënë, ndërkaq ka theksuar se do të vazhdoj me konsolidim të brendshëm duke hapur organizatën për anëtarsime të reja.
Halimi gjithashtu theksoi se “USPE është simboli i rinisë dhe studentëve të anamoravës, prej vitit 2010 e deri sot studentët kanë krijuar dhe kanë konsoliduar adresën e tyre studentore në Universitetin e Prishtinës, më pasë atë të Prizrenit, të Gjakovës dhe natyrshëm në Universitetin “Kadri Zeka”, prandaj, është detyrë e jona që të angazhohemi për të vazhduar rrugën e ndjekur nga gjeneratat e kaluara, për të ndërtuar e zhvilluar një universitet model.
USPE mbetet organizata me shtrirjen më të madhe studentore në nivel të Republikës së Kosovës.