Futboll

Armend Dallku fajin për humbjen ua hedh gjyqtarëve

Trajneri i Dukagjinit pas humbjes nga Gjilani me rezultat 2:0, Armend Dallku ka pasur ankesa në ndarjen e drejtësisë, pasi tha se kishte tendencë kundër tyre.

“Në pjesën e parë nuk patëm paraqitje të mirë ku edhe pranuam një gol që mund të ishte i evitueshëm. U kthyem në pjesën e dytë, por nuk jam i kënaqur me punën e referimit edhe pse nuk dua të futem më thellë pasi gjithçka u pa brenda lojës ku kishte ndaj tendencë ndaj nesh. Mirëpo, në do të luftojmë deri në fund ndaj secilit kundërshtar dhe do të shohim ku do të përfundojmë”, tha Dallku.

You Might Also Like