PENA E FLAKËS, 2020
Fadil HALIMI
ARMIQTË E ATDHEUT
Historia që e kujtojmë sot
nuk është lufta dhe vdekja
as rrëfimi i rrejshëm për heroin në bronz
Në lashtësi
të parët tanë
kanë pasur më shumë dashuri për ty
atdheu im i vrarë në dritë të hënës
Tregimi i nisur për luftën dhe vdekjen
është ngatërruar në gjymtyrë të gjarprit
Armiqtë e atdheut kanë gjak në shuplakë
dhe shkëlqim vrastar
___________
( Fotografia, nga Rozafë Shpuza )