Kompania e pastrimit “Aroma Plus”, tani e pesë vite me punën e saj po tregon se është një kompani mjaft serioze në kryerjen punëve të kontraktuara të saj. Kjo Kompani me shumë sukses po mirëmbanë pastërtinë në Spitalin Regjional të Gjilanit duke ju ofruar kushte optimale pacientve, qytetarve e stafit mjeksor.
Spitali Regjional i Gjilanit gjatë këtyre viteve asnjëherë nuk ka pasur probleme të natyrës sa i përket pastërtisë, pasiqë kompania “Aroma Plus” me punë cilësore ka dëshmuar se është mjaft serioze e profesionale.
“Aroma Plus” numron rreth 49 punëtorë, të cilët në dy ndërrime dhe i kryejnë shërbimet e pastrimit
nën-menaxhimin e menaxherës, Merita Kërqeli.
“Për gjatë këtyre viteve nuk e kemi pasur as më të voglin problem, kemi arritë ti përmbushim të gjitha kërkesat të cilat na parashtrohen për cdo ditë. Për të menagjuar pastërtinë në Spital, ne jemi të vetëdishëm se vet natyra e Spitalit kërkon maksimalisht cdo detaj të jetë i pastër, dhe fal punëtorve të cilët punojnë në dy ndërrime kemi arritë ta mbulojmë cdo pjesë të këtij spitali. Deri më tani asnjëher nuk kemi pasur vërejtje as nga pacientët e as nga stafi mjekësor i Spitalit, përkundrazi kemi një
bashkpunim shumë të ngushtë dhe ky bashkpunim ka bërë që kompania “Aroma Plus” me shumë profesionalizëm ti përfundon punët e kontraktuara”, ka bërë të ditur, menaxherja Merita Kërqeli.
Për punën e kësaj kompanie të suksesëshme, edhe dr.Agron Leka ka theksuar se është “Aroma Plus” është mjaft serioze.
“Gjerë më tani me këtë kompani jemi të kënaqur, janë në nivelin e detyrës së tyre dhe është një kompani serioze të cilat punën e tyre e kryejnë në mënyrë profesionale”.
Poashtu, kjo kompani me mjaft sukses mirëmbanë pastërtinë edhe në Fakultetin “Kadri Zeka” në Gjilan, e cila numëron rreth 8 punëtorë, poashtu, edhe në këtë Institucion të dijës vërehet në cdo kënd se pastërtia është në nivel.
“Jemi të përkushtuar që pastërtinë ta mbajmë në nivel të duhur në Fakultet, dhe mendoj se me mjaft sukses po i’a dalim, përkundrazi gjerë më tani kemi pasur vetëm fjalë falenderimi për punën tonë dhe kjo na bënë që në të ardhmën të përkushtohemi edhe më shumë në punën tonë të përditshme”, ka thënë menaxherja e punëtorve në fakultetin “Kadri Zeka”, Elfete Ibrahimi.
Të rralla janë kompanitë e Patrimit në Kosovë që punen e tyre e kryejnë me aq profesionalizëm siq është “Aroma Plus” për të cilën mundemi të themi që është fat për Spitalin Rajonal të Gjilanit e për Fakultetin “Kadri Zeka” që kjo kompani është në mesin e tyre.