KRONIKË E ZEZË

Arrestohet i dyshuari për mashtrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan me datën 28.03.2024 në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit ka arrestuar të dyshuarin D.A. (viti i lindjes 1978, mashkull Kosovar Shqiptar).
Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti duke mashtruar nuk kishte përmbushur detyrimet e tij ndaj disa personave që i kishte punësuar sipas marrëveshjes.  Gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën disa dokumente, disa stoli-bizhuteri të dyshuara, disa pajisje elektronike, një veturë, dy pasaporta  dhe një telefon celular.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar, rasti nga Prokurori i Shtetit  është cilësuar ‘’Mashtrim’’.

You Might Also Like