Futboll

Arrihet marrëveshja me Strugën, Senad Jaroviq mbetet te SC Gjilani

Golashënuesi më i mirë i SC Gjilanit në stinorin e kaluar, Senad Jaroviq do të mbetet te klubi kuq e bardhë, ngase gjilanasit kanë arritur marrëveshje me klubin FC Struga, nga i cili shtatlarti gjermano-boshnjak kishte arritur në fillim të stinorit pranveror.

Senad Jaroviq kishte lënë mbresa të shkëlqyeshme, duke qenë realizatori më i mirë i SC Gjilanit, edhe pse ai kishte luajtur vetëm në stinorin pranveror. Ai vetëm për një stinor kishte shënuar 11 gola, andaj SC Gjilani ka bërë përpjekje që t’a ndalë atë edhe në të ardhmen dhe së fundi marrëveshja është arritur, shkruan kryelajmi.com.

Të kujtojmë se Sport Club Gjilani dhe FC Struga në fund të janarit ishin dakorduar për huazimin e futbollistit Senad Jaroviq.

Sulmuesi 25- vjeçar ishte paraparë të qëndrojë në skuadër deri në fund të edicionit 23/24 si futbollist i huazuar nga kampionët e Maqedonisë së Veriut.

Jaroviq më parë ishte pjesë e shumë klubeve në Evropë, derisa te ‘kuqebardhët’ erdhi si vlerë e shtuar për repartin sulmues. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like