Gjilan

Asfaltimi i rrugës jetik për fshatrat Vërbicë dhe Zhegoc

Në Malësinë e Zhegocit jeta është e vështirë. Në këtë pjesë të komunës së Gjilanit shumë pak është investuar pas luftës, andaj edhe ata pak banorë të mbetur kërkojnë që institucionet komunale të kthejnë vëmendjen kah kjo pjesë e komunës.

Pos banorëve, kjo rrugë paraqet vështirësi edhe për nxënësit udhëtarë, të cilët nga fshati shkollimin e mesëm e vazhdojnë në Gjilan dhe për ditë duhet të kalojnë dhjeta kilometra.

Se në cilën gjendje është rruga që shpije në këto fshatra, Vërbicë dhe Zhegoc  më së miri dëshmojnë këto fotografi.

You Might Also Like