Asociacion edhe për komunat e Luginës së Preshevës
Nëse asociacioni konsiderohet garanci për të drejtat e komuniteteve pakicë, një garanci e tillë nevojitet edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës …
Insistimi i ndërkombëtarëve që në Kosovë të themelohet një asociacion i veqanet për komunat me shumicë serbe, i cili nuk është i nevojshëm, sepse serbët në Kosovë gëzojnë jo vetëm të drejta të barabarta me shqiptarët, por janë edhe të privilegjuar.
Insistimi nuk është i drejt, për faktin se ndërmjetësuesit nuk po e angazhohen edhe për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës edhe pse shqiptarët e Luginës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë.
Prandaj nëse asociacioni konsiderohet garanci për të drejtat e komuniteteve pakicë, një garanci e tillë i nevojitet edhe shqiptarëve të cilët kanë pësuar shumë fatkeqësi gjatë gjitha periudhave të sundimit serb që nga okupimi i Kosovës në vitin 1912 e deri në ditët e sotme.
Nëse asociacioni është kërkesë politike, të mos harrojmë se shqiptarët e Luginës që në vitin 1992 e kanë shprehur vullnetin e tyre politik, përmes referendumit, për ndarje nga Serbia dhe bashkim me Kosovën. Të njëjtit vullnetin për shkëputje nga Serbia e kanë dëshmuar edhe me luftën e armatosur në fillim të këtij shekulli.
Megjithatë edhe sot shqiptarët e Luginës përballen më shumë padrejtësi qoftë politike, ekonomike e të natyrave të tjera.
Se cili është dallimi i pozitës së serbëve në Kosovë nga ai i shqiptarëve në Luginë dëshmon edhe këto fakte:
Derisa serbëve që kthehen në Kosovë ju ndërtohen shtëpi, shqiptarëve të Luginës ju pamundësohet kthimi në shtëpitë e tyre, duke ua mohuar çdo të drejt madje edhe shtetësinë.
Derisa serbët janë të përfaqësuar në institucionet e Kosovës shumë më shumë se që ju takon, nëse merret parasysh përqindja e tyre në numrin e banorëve të Kosovës. Në anën tjetër shqiptarët, bazuar në regjistrimin e sivjetmë të popullatës, në Luginë janë mbi 120.000, por e kanë vetëm një deputet në Kuvendin e Serbisë e as një monistët në Qeveri.
Vargu i padrejtësive karshi shqiptarëve të Luginës është shumë i gjatë dhe nuk mund të numërohen .
Por tani kur po negociohet për normalizim të marrëdhënieve, është koha që padrejtësive t’ ju jepet fund dhe shqiptarët në Luginë t’i gëzojnë të drejtat që i gëzojnë serbët në Kosovë, përmes mekanizmave të njëjtë me ato që po kërkohen për serbët në Kosovë.
Është detyrë e ekipi negociator të Kosovës të insistoj në reciprocitet edhe sa i përket të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe Serbi.
Megjithatë për realizimin e reciprocitetit në këtë fushë duhet ta ngritin zërin edhe banorët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Luginë si dhe ata që janë dëbuar nga Serbia pas përfundimit të luftës së UQPMB-së, të cilëve Serbia ia pamundëson kthimin.
Ismajl Kurteshi, janar 2023