Viti

Banorët e Lagjës “Blloku I artë” në Pozharan, kërkojnë asfaltimin e rrugës së lagjës në gjatësi prej 100 metra

Banorët e e Lagjës së quajtur “Blloku i artë”, që gjendet përballë Stadiumit të futbollit në Pozharan, kanë shprehur shqetësimet e tyre me mos asfaltimin e rrugës së tyre në një gjatësi prej rreth 100 metra e cila lidhë këtë Lagje me rrugën e asfaltuar Ferizaj-Gjilan.Ata thonë se nuk e dinë shkakun se pse kjo rrugë e cila është e emertuar “Izet Alidema”, nuk është asfaltuar edhe pse kishin marrë premtime nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore të tetorit të vitit të kaluar se këtë rrugë do ta asfaltojnë nëse qeverisin me qeveri komunale.

Reshat N.Alidema, I cili banon në këtë lagje së bashku edhe me 8 familje të tjera, shprehet se “Nuk e dinë shkakun se pse deri më tash kjo rrugë e cila sic shifet edhe në fotografinë tonë dëmtuar shumë dhe është vështirë të kalohet nëpër te , pasi që e njejta është ëe shtruar nga vetë banorët e lagjës vetëm me zhavorr.Ndërkaq edhe Nazmi Alidema I cili këtu banon tash e mbi 20 vjet thotë se edhe pse kanë bërë kerkesë institucioneve komunale që edhe këtë rrugë ta shtrojnë me një shtrese asfalti kjo ende nuk u bë dhe është anashkaluar edhe pse të gjitha rrugët dhe rrugicat nëpër të gjitha lagjet e Pozharanit, tashmë janë asfaltuar qysh para dhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Ndryshe sipas tij, në këtë lagje ka edhe biznese të cilat afarojnë si që është Fabrikaa për përpunimin e drurit “Gjethi” e cila afaron me vite por që hasin në veshtërsi me transportimin e materjalit përpunues të drurit.Banorët e kësaj lagje që ka 9 familje e numri I të cilëve po shtohet, kërkojnë që institucionet komunale të Vitisë përkatësisht nga kryetari I komunës Sokol Haliti, të angazhohën që sa më shpejtë që është e mundur që të shtrojnë me shtresë asfaliti edhe këtë rrugë e cila për ta do të thotë shumë e njëkohësisht shpresojnë se komunarët që qeverisin me komunën e Vitisë do të realizojnë më në fund edhe premtim,et e dhëna gjatë fushatës zgjedhore. Aziz Zuka

You Might Also Like