Futboll

Batatina mezi barazoi e mendon se ekipi i tij e meritoi fitoren

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit nxori një pikë krejt në fund të ndeshjes e pas saj lëvdoi edhe gjyqtarin Genc Nuza, kurse nuk ishte i kënaqur ngase sipas tij ekipi i Llapit e meritoi fitoren.

“Në bazë të asaj që pamë në fushë u desh të fitojmë, ngase patëm më shumë në këtë ndeshje. Golin e parë nuk duhet ta pranonim. Patëm mungesa, na u desh të bëjmë zëvendësime të detyruara. Bëmë maksimumin”, tha Tahir Batatina, që dha komplimente edhe për gjyqtarin e ndeshjes, Gnec Nuza, që sipas tij nuk ra nën presion. “Barazimi na mbanë lart, do të luftojmë edhe për kupë edhe në kampionat. Kemi dy ndeshje si vendas dhe do të synojmë që t’i marrim gjashtë pikë. Ndikoi edhe ndeshja me Malishevën që zgjati 120 minuta. Skuadra është e përgatitur mirë dhe besoj se do të arrijmë objektivin”, tha Batatina.

You Might Also Like