Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, me lot në sy ka lëshuar ndeshjen. Pas një ndërhyrje të portierit nga kryeqyteti, gjyqtari e ka ndëshkuar me karton të kuq dhe Prishtina mbeti me dhjetë lojtarë në fushë. Bekaj është ngushëlluar nga bashkëlojtarët dhe trajnerët e tij. Ai teksa po lëshonte fushën kërkonte sqarime, duke u betuar se nuk ishte fajtor, shkruan kryelajmi.com
Ka qenë pikërisht kjo ndërhyrje e tij që ka reyultuar me gol, ngase nga gjuajtja e dënimit Gjilani ka shënuar golin e parë, kurse edhe zëvendësuesi i tij, nuk u shqua aq shumë, ngase nga një dalje e pasigurt e tij u shënua edhe goli i dytë.
E vetmja gjë që bëri Prishtina ishte zbutja e humbjes pas shënimit të një goli./kryelajmi.com/.