Bekim Thaqi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, kurse aderimi i tij në këtë subjekt politik shihet si një vlerë e shtuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Thaqi, i cili është një profesionist i njohur në Gjilan dhe njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës angleze pritet që të begatojë lëvizjen e atij mirëseardhje i ka dëshiruar vetë kryeministri i Kosovës dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.
Pas aderimit në Vetëvendosje, Bekim Thaqi ka deklaruar se ai ka vendosur të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), një subjekt politik që përfaqëson vlerat dhe idetë me të cilat ka pasur gjithmonë mendime dhe logjikë të ngjashme. Ky është një hap i natyrshëm për mua, pasi besoj se LVV është forca e duhur që mund të sjellë ndryshimin e vërtetë në vend, duke u angazhuar për drejtësi, politika sociale, zhvillim ekonomik dhe luftë kundër korrupsionit. “Do të angazhohem me përkushtim për të kontribuar në realizimin e vizionit të LVV për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar”, ka thënë Bekim Thaqi, pas aderimit në Lëvizjen Vetëvendosje.