Libri

Biblioteka e qytetit shënoi 85- vjetorin

Sot në bibliotekën e qytetit u mbajt program kulturor e artistik për nder të 85 vjetorit.
Falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata të cilët kontribuan në zhvillimin, ngritjen e vlerave dhe ruajtjen e saj ndër vite.
Është kënaqësi të shohësh njerëz nga vende të ndryshme të pranishëm në këtë datë kaq të rëndësishme.
Mirënjohje pafund për njerëzit me vlera e virtyte të larta që kanë qenë pjesë e saj që nga fillimi, si punonjësit e bibliotekës dhe autorë të ndryshëm të vendit që dhanë kontribut në pasurimin librar të bibliotekës.
Sot, kjo ditë shënon një themel që do të jetoj shumë gjatë mes nesh e çdo ditë e më shumë po rritet!

You Might Also Like