Bujqësi

Bletërritësi nga Dardana, Idriz Bunjaku, edhe pse në moshë, ende aktiv në kujdesin për bletët

 

–         Bunjaku, posedon mbi 50 shoqëri bletësh, dhe janë 6  dekada që merret me rritjen e bletëve

 

Bletërritësi  nga Dardana, Idriz Bunjaku, posеdon mbi 50 shoqëri bletësh dhe merret me prodhimin e mjaltit dhe prodhime tjera që merr nga bletët.

Në treg, ai plason perveq mjaltit edhe prodhime tjera të bletës si: polen, propolis dhe dyll. Ai tashmë,  ka bërë një biznes familjar duke shitur produkte nga prodhimet e bletëve dhe për këtë, ai fton të interesuarit që të provojne dhe shijojnë mjaltin dhe produktet që përgatit nga bletët.

Bunjaku, me veprimtarinë e bletarisë, ka filluar të merrej që nga mosha e hershme rinore dhe që nga atëherë, ai ka rritur numrin e shoqërive të bletëve dhe sot numëron më shumë se 50 shoqëri. Këtë veprimtari të rritjes së bletëve e ka trashëguar nga babi i tij, i cili me bletë është marrë sa ishin duke jetuar në fshatin, Kosovicë të Dardanës.

Tashmë,  për një sezonë,  vjelë mjaltë deri në 500 kilogram, por nëse pranvera sjellë kullosa të mira dhe nektar të bollshëm,  atëherë ky numer dyfishohet”, tregon, Bunjaku. Ai, prodhimet e tija, zakonisht i distribuon miqëve, shokëve dhe fqinjëve të tij. “Më së shumti mjaltin e kërkojnë qytetarët nga Prishtina, Gjilani dhe Dardana,  dhe ky është tregu më i sigurtë për mua”,shprehet ai. Ai, prodhimet e tija i prezanton nëpër panaire të bletarisë të organizuara nga Shoqatat e Bletareve, ku manifestohen prodhimet e mjaltit, por nga keto organizime ai fiton njohuri të reja nga ligjëratat që mbajnë ekspertë të lamisë së bletarisë.

Sic potencon ai, cdo ditë mundohet të kujdeset për bletët, për shëndetin e tyre dhe me këtë edhe polenizimin e bimëve që bëjnë bletët gjatë fluturimeve të tyre në natyrë.

Shkruan: Rexhë Hasani

(Gazetar-bletërritës)

You Might Also Like