Futboll

Brenda një minute ndryshoi gjithçka

Gjilanit i ka mjaftuar një minutë për të kthyer humbjen në fitore. Në njërën ndër lojërat më të mira këtë stinor, Gjilani pas një mori rastesh të huqura, ia doli që humbjen t’a kthejë në fitore edhe atë falë insistimit të vazhdueshëm, shkruan kryelajmi.com.

Pjesën e parë u vrejt një dominimin i lehtë i Skifterëve të cilët arritën të krijonin më shumë raste por që nuk arritën ti konkretizonin.

Rreth minutës së dhjetë, pas një harkimi nga krahu i djathtë, më i përshtatshmi për të goditur topin me kokë ishte Senad Jaroviq, goditja e të cilët fishkëlloi afër shtyllës së portës.

Në minutën e 16-të ylli i Gjilanit, Robert Rrahmani, në një hapësirë të ngushtë disi gjeti në zonë Oltion Bilallin, i cili e nxehu portierin me një goditje të butë.

Hiq më vonë se dy minuta, përsëri Robert Rrahmani merr topin nga mbrojtja, driblon midis disa lojtarëve, avancon solo përpara, me një pasim maestral gjen Senad Jaroviqin  i vetmuar në një livadh hapësirë, i cili nuk mundi ta qëllonte portën nga 11 metra.

Këto nuk ishin rastet e vetme. Rastet e shumta të humbura nga sulmuesit dhe mungesa e precizitetit para portës, dolën të ishin shumë të vlefshme.

Gjilani joserioz para portës u dënua krejt në fund të pjesës së parë. Arbnor Ramadani kaloi nëpër mbrojtësit e Gjilanit sikur të ishin kona statike, harkoi saktë te Ardit Tahiri, i cili gjeti anën e pakapshme të portierit Haxhihamza.

Gjilani e nisi furishëm pjesën e dytë dhe që në minutën 50 Bilali pati mundësi të barazojë, por nga një pozitë e volitshme ai gjuajti pjesën e mesme të portës, andaj Laroshi u shtri i tëri dhe pengoi topin të futej në rrjetë. Në minutën 55, Gjilani organizoi një sulm të mirë dhe Bilalli ishte në pozitë të mirë dhe gjuajti me kokë, por gjuajtja e tij ishte e butë. Edhe në minutën 58, Oltion Billali pati rast madhor për të shënuar, por gjuajtjen e tij me kokë e ndali Laroshi.

Atë që e humbën lojtarët e Gjilanit në minutën 62 nuk është parë ndonjëherë. Pas një harkimi nga e majta, Jaroviq gjuajti me kokë dhe qëlloi transversalen, kurse në portën e zbraztë nuk shënoi  Bilalli, i cili gjuajti jashtë. Jaroviq edhe në minutën 67 e qëlloi transversalen, pasi më herët ishte shërbyer nga e djathta. Laroshi e ndali edhe gjuajtjen e Rrahmanit në minutën 70.

Pas shumë përpjekjeve, Blerim Morina nga largësia qëlloi aq furishëm sa që as portieri i mrekullueshëm Laroshi nuk arriti të ndalë gjuajtjen që shkoi në këndin e majtë për 1:1. Një minutë më pas një shpërthimi të Thaqit nga e majta dhe intervenimit të Laroshit, Rra hmani nga afërsia e futi topin në rrjetë për 2:1./kryelajmi.com/.

You Might Also Like