Trajneri bullgar i ekipit Marica Plovdiv ka theksuar se kanë ardhur në Gjilan për të shënuar fitore. Ai tha se si për Dritën ashtu edhe për ekipin e tij kjo ndeshje do të jetë historike.
“Nuk e njoh mirë ekipin e Dritës, por e di se janë lojtare të reja, e di se kanë marrë përforcime, por edhe ne jemi përgatitur mirë, andaj pres një lojë interesante”, ka thënë bullgari Petkov, që ka shtuar se e njeh volejbollin kosovar, ngase ka pasur lojtarë e lojtare nga Bullgaria që kanë luajtur në këtë kampionat.
Edhe kapitenia e këtij ekipi Radosveta Teneva, ka thënë se presin fitore të ekipit të tyre dhe se për këtë ndeshje janë përgatitur tash e sa kohë. Gjithësesi se do të synojmë rezultat sa më të mirë e do t’a kemi edhe ndeshjen e kthimit në Bullgari. “Premtojmë angazhim, lojë të mirë dhe një paraqitje të mirë”, ka thënë Radosveta Teneva.