LAJME

Certifikata e vaksinës ose testi negativ për Covid, do të jetë kusht edhe për hyrje në gastronomi

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka vazhduar raportimin e tij para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.

Vitia duke folur për lirimin e masave ka thënë se nga 27 shtatori certifikata e vaksinës ose testi negativ për Covid, do të jetë kusht edhe për hyrje në gastronomi.

“Jemi duke diskutuar që nga 27 shtatori për vendosjen e kushtit të certifikatës së vaksinës ose testit negativ për hyrje në gastronomi. Për këtë falënderoj edhe gastronomët për mirëkuptimin e tyre”, ka deklaruar Vitia.

You Might Also Like