Futboll

CSKA Sofia mundi Gjilanin në miqësore

CSKA Sofia – SC Gjilani 1 me 0. Shënues Tobias Heintz në minutën 58 nga pika e bardhë.

Ekipi i njohur bullgar, CSKA Sofia ka mundur SC Gjilanin në një ndeshje miqësore që këtë të dielë është zhvilluar në Stadiumin Kombëtar “Vasil Levski” në Sofje, shkruan kryelajmi.com

Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të fazës përgatitore që SC Gjilani është duke e bërë në Bullgari dhe ky ka qenë një rast i mirë që kryetrajneri i ri i Gjilanit, Ardian Nuhiu të testojë të gjithë lojtarët që i ka në dispozicion.

Megjithatë Nuhiu për këtë ndeshje është përcaktuar për përbërjen Kenan Haxhihamza, Edison Kqiku, Yll Ibrahimi, Marko Roganoviq, Besir Ramadani, Kushtrim Shabani, Sabit Bilalli, Edi Basha, Robert Rrahmani, Oltion Bilalli dhe Seand Jaroviq. Më pas te Gjilani janë inkuadruar gati se të gjithë rezervistët.

Momenti kryesor i ndeshjes ka qenë minuta 58, kur Edison Kqiku ka ndërhyrë në mënyrë të palejueshme në lojtarin vendas në brendi të zonës dhe gjyqtari ka treguar në pikën e bardhë, prej ku i pagabueshëm ishte lojtari vendas norvegjezi Tobias Heintz, i cili ka qëlluar këndin e majtë të portës, derisa portieri i SC Gjilanin Kenan Haxhihamza është hedhur në të djathtë. Ekipi vendas ka mbajtur topin në pronësi më shumë, derisa edhe Gjilani i pati rastet e veta kryesishtë në kundërsulme, ku kanë mundur të shënojnë Kushtrim Shabani e Senad Jaroviq./kryelajmi.com/.

You Might Also Like