Kryetrajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku, mes lotëve është intervistuar pas ndeshjes në Gjilan, teksa ekipi tij pësoi 2-1 nga skuadra me po të njejtin emër, shkruan Gazetasheshi.com.
“Kjo çfarë ka ndodhur në Gjilan është krim ndaj futbollit. Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të gjykojnë në Superligë. Duhet marrë përgjegjësi nga ai pari që është atje lartë e gjithë të tjerë. Zoti u’a ktheftë qysh është më së keqi“, potencoi Dallku i emocionuar.