“Dancing House” ka shënuar Ditën Botërore të Vallëzimit duke organizuar një koncert për fëmijë me pika të ndryshme Baleti dhe Moderne, ku balerinat e vogla shkëlqyen në skenë dhe kërcimtaret e grupit Modern sollën një energji shumë pozitive në sallë.
Siç ka theksuar Naski Ahmeti, Dita botërore e Vallëzimit është një eveniment që festohet në të gjithë botën që nga 29 prilli i vitit 1982, i krijuar nga Këshilli Internacional i Kërcimit dhe UNESCO.
“Kjo ditë përkujton ditëlindjen e Zhan Zhorzh Noverit, i cili ishte një nga reformatorët e famshëm të kërcimit. Kjo ditë i kushtohet gjuhës që gjithkush nga ne mund të flasë, gjuhës së trupit dhe të shpirtit”, ka thënë Naski Ahmeti, udhëheqëse e Grupit të Vallëzimit “Dancing House”, sipas të cilës, si gjithherë “Dancing House ” e shëno këtë ditë.
Ajo ka falënderuar prindërit për bashkëpunim, pastaj “VERA decor” për rregullimin e skenës dhe Shkollën Qendra “Don Bosko”, e cila ka liruar hapësirën e saj për këtë ngjarje të madhe të vallëzimit.