Kamenicë

Dardanapress mbanë debatin: “Zbatimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komuniteteve”

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin lidhur me Zbatimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komuniteteve.

Qëllimi i organizimit të debatit është rritja e ndërgjegjësimit dhe diskutimi rreth aspekteve ligjore, sociale dhe kulturore që ndërlidhen me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit Rom.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh shqetësimet, mendimet e tyre lidhur me përfshirjen e Komunitetit Rom në jetën institucionale në Komunën e Kamenicës, ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

Si rekomandime kryesore të dala nga debati janë: Integrimi i komunitetit rom ne institucionet komunale, inkurajimi i komuniteteve për të marrë pjesë në dëgjimet publike, rindërtimi i fushës së sportive në fshatin Berivojcë, sigurimi i ujit të pijes për komunitetin rom në fshatin Strezoc, organizimi i kurseve profesionale nga qeverisja lokale, organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në lokalitet ku jetojnë komunitetet joshumicë, etj.

Në këtë debat kanë marr pjesë: Nënkryetarja për komunitete,qytetarë të komunitetit rom, përfaqësues nga zyra për komunitete, zyrtarë të drejtorive komunale, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve

You Might Also Like