Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, financuar nga Zyra e Komisionerit për gjuhët-ZKM, ka mbajtur trajnimin e parë lidhur me Implementim, respektimi i të drejtave gjuhësore.
Qëllimi i organizimit të trajnimit ishte trajnimi i stafit të drejtorive komunale, zyrtarëve të zyrës për komunitete, qytetarëve të komuniteteve me të drejtat ligjore për përdorimin e gjuhëve zyrtare.
Pjesëmarrësit gjatë trajnimit janë njoftuar për së afërmi me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe rregulloren e Zyrës së Komisionerit për Gjuhë si dhe për Implementimin, respektimin e të drejtave gjuhësore, ligjeve dhe rregulloreve në fuqi duke përfshi zbatimin e tyre nga organet komunale.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Nënkryetarja e Komunës për Komunitete Alksandra Jovanovic, Drejtoresha e Administratës Arlindë Sejdiu, Drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi Diana Ajvazi, zyrtar nga zyra për komunitete ,përfaqësues nga Drejtoritë Komunale, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra e Komisionerit për Gjuhët