Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur trajnimin një ditor me temën “Pjesëmarrja e të rinjve të komunitetit rom në jetën publike në Komunën e Kamenicës”.
Qëllimi i organizimit të trajnimit është rritja pjesëmarrjes të komunitetit romëve në nivelin lokal, si dhe aktivizimi i të rinjve rom në jetën sociale, ekonomike, kulturore, sportive në Komunën e Kamenicës
Temat kryesore në trajnim ishin: Informimi i pjesëmarrësve me ligjin dhe rregulloret në fuqi për të drejtat e komuniteteve, e drejta në edukimit, e drejta ekonomike dhe sociale për Komunitetin Rom, Pjesëmarrja e të rinjve romë në jetën publike si dhe në procesin e vendim-marrjes .
Pjesëmarrësit gjatë trajnimit kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e të rinjve të komunitetit Rom dhe si rekomandime kryesore të dala janë: Ndarja e fondeve, subvencionimi i organizatave joqeveritare rom, përfshirja e të rinjve në aktivitetet rinore që organizohen në nivelin lokal, organizimi i ekskursioneve, organizimi i kursit për mësimin e gjuhës shqipe, organizimi i kurseve për aftësim profesional, etj.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për Komunitete, zyrtarja për barazi gjinore, të rinjtë komunitetit Rom, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve.