OPINION

Derbi në mes Dritës dhe Gjilanit, do të duhej të ndodhte në stadiumin e ri

Ardian Azemi

Derbi në mes Dritës dhe Gjilanit, do të duhej të ndodhte në stadiumin e ri, aty ku meriton të bëhet lojë, aty ku meritojnë të bëjnë tifozllëk të denj tifozët.

Asnjë lëvizje në këtë drejtim, ndërsa stadiumi i Gjilanit mbetet ashtu si është më keq, me një fjalë, as nuk është as nuk duket si stadium normal.

Në shtator të vitit 2021, kryetari i Komunës së Gjilanit pati premtuar se derbi që luhej atë ditë kur ai ishte në stdium, është i fundit që luhej në atë stadium, sipas tij, derbi i ardhshëm do të ndodh në stadiumin e ri.

Gjendje e njëjtë në stadium!

Jo vetëm stadiumi, por asnjë projekt tjetër në Gjilan nuk ka nis e as nuk ka përfunduar. Epo, s’ka si të përfundon diçka pa nisur!

Gjilani nuk e ka meritur këtë mentalitet politik ta ketë në udhëheqje.

Nuk reagojmë për inate politike. Secili qytetarë i Gjilanit përditshëm po pëson nga qeverisja shkatërruese edhe e nivelit lokal por edhe e atij qendror!

You Might Also Like