Viti

Diskutohet  Propozim-rregullorja   për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të biznesit në komunën e Vitisë

 

 

Drejtoria për Inspekcion  e  komunës së Vitisë,ka organizuar të martën  diskutimin publik me përfaqësues të bizneseve në Viti, për Propozim Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të biznesit në komunën e Vitisë.

 

Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, pas prezantimit të kësaj rregullore potencoi se drejtoria të cilën ai e udhëheqë është e përkushtuar të marrë mendimin e të gjithëve në veçanti të subjekteve afariste në këtë komunë me qëllim që të bëhet një rregullore sa më e mirë për të gjithë.

 

Ai bëri me dije se me këtë rregullore do të caktohet fillimi dhe mbarimi i orarit të punës së subjekteve afariste të cilët veprojnë në Viti, ku ndër tjerash është kërkuar që dita e diell të jetë ditë pushimi. Megjithëse, përfaqësuesit e bizneseve të ndryshme në Viti, u pajtuan që dita e diell të jetë ditë pushimi në sektor të ndryshëm, por pati edhe kundërshtime duke u bazuar në të drejtën elementare për punë.

 

Përndryshe Drejtori Ahmeti kërkoj nga të gjithë që të japin sugjerimet dhe vërejtjet e tyre para se ky dokument të shkoj për aprovim në Kuvendin Komunal të Vitisë, duke sugjeruar bizneset që dokumentin në fjalë mund ta gjejnë në ueb faqen e komunes së Vitisë, konkretisht në vegëzën:
https://kk.rks-gov.net/…/ Aziz Zuka

You Might Also Like