Libri

Doli nga shtypi libri “Dosja Ideologjia serbe e gjenocidit – analizë mbi burime serbe e ndërkombëtare” i autorit Fadil Kajtazi

Doli nga shtypi libri “Dosja Ideologjia serbe e gjenocidit – analizë mbi burime serbe e ndërkombëtare” i autorit Fadil Kajtazi.  Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë autori, i cili ka shkruar se me financim të Ministrisë së Kulturës, dhe botuar nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, me editor Sabit Rrustemi, doli nga shtypi libri im i radhës “Dosja Ideologjia serbe e gjenocidit – analizë mbi burime serbe e ndërkombëtare”.
Libri ka 380 faqe (B-5), i ndarë në katër kapituj. Për këtë analizë, janë shfrytëzuar 200 burime të literaturës (kryesisht serbe).
Libri është punuar nën përkujdesën shkencor të Akademik Irakli Koçollarit; recensentëve, Dr. Haxhi Mehmetaj dhe Dr. Enver Rexha; redaktorit gjuhësor profesorit Sulejman Dërmaku; inxhinierit të arkitekturës Xhavit Ramadani që ideoi dhe punoi kopertinën, si dhe, Naim N. Behluli, i cili u kujdes dhe më ndihmoi që libri të ketë këtë formë dhe radhitje estetike.
Përmes një analize ndryshe nga ajo historike, por përmes historisë, në libër, është argumentuar se te serbët gjenocidi është shndërruar në ideologji, e kjo ideologji, në mendësisë politike, kishtare dhe intelektuale, e cila është bërë kulturë e fenomen shoqëror i tyre, një variantet modern i barbarizmi.
Librin ka një përkushtim për tre patriot Don Gjon Bisakut, Don Shtjefën Kurtit dhe Don Luigj Gashit, të cilët me 1930, hartuan, dhe i dërguan Lidhjes së Kombeve Memorandumin për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve.
Në falënderim të veçantë kam për Prof. Dr. Behlul Brestovci, i cili ishte inkurajuesi dhe mentori im gjatë hartimit të këtij libri.
Për të marrë libri udhën e botimit, në forma të ndryshme, kryesisht në konsultime, në financimin dhe sigurimin e literaturës, me kanë ndihmuar: Selim Dragobuzhda Gashi, Dr. Faton Bislimi, Prof. Dr. Jahja Drancolli, Prof. Dr. Behar F. Haziri, Nebih Zariqi, Noter Islam Azemi, Zijah Ramadani, Shaban Xhymshiti, Nexhat Rexha, Izet Abdyli, Fattushe Haliti, Jakup Berisha, Naim N. Behluli, Ahmet Asani, Xhavit Krasniqi, Qazim Azizi, Emrush dhe Demush Selimi, Taner Jaser, Valdrin Halimi, Valon Qorri Jr., të cilët i falënderoj përzemërsisht.

You Might Also Like