Ish-mesfushori i Prishtinës është prezantuar nga ‘bardhekaltërit’ përmes një video në faqen zyrtare të klubit.
Hasanaj që është pjesë e Kosovën U-21 mund të luajë në disa pozita, si mesfusha dhe mbrojtje.
21 vjeçari vjen te ish-kampionët e vendit nga FC Prishtina, ndërkohë që për një edicion ishte i huazuar edhe te KEK-u.
Deri më tani Drita ka afruaru në ekip lojtarët si Ilir Blakçori, Hamdi Namani, Drilon Islami, Donat Hasanaj, Izair Emini, Darko Tofiloski dhe Valmir Kutllovci.
/Gazeta Sheshi/