Shëndeti

dr. Agron Leka: Do të punojmë pa ndalë për shëndetin sa më të mirë të pacientëve

Dr. Agron Leka, Internisti e Kardiologu në Spitalin Regjional të Gjilanit, tek qytetarët, pacientët e kolektivi i këtij Institucioni gëzon respekt të jashtëzakonshëm me punën e tij profesionale e njerëzore. Ai kaherë ka dëshmuar se është njëri ndër mjekët më të mirë, jo vetëm në Komunën e Gjilanit, por edhe në vendin tonë. Këtë besim dr Leka e ka arrit me punë e me mirësjellje, duke respektuar me përpikëri kodin e mjekësisë, duke u zgjedhur Drejtor Klinik në Spitalin Regjional të Gjilanit .

Dr. Agron Leka këtë besim që i është besuar nga kolegët e tij e ka vlerësuar shumë , duke e nderuar që së bashku me kolegët e tij të arrijë rezultate për pacientët që kanë nevojë në këtë spital.

,,Jam i privilegjuar e i nderuar nga ana e kolegëve të mi, që ma kanë besuar këtë udhëheqje tejet domethënëse e humane , për të mirën e pacientëve së bashku do të bëjmë edhe shumë punë të dobishme për spitalin e pacientët ,,, ka theksuar dr Leka.

Për drejtorin klinik Agron Leka pacientët do të jenë prioriteti numër një. ,, Do të bëjmë luftë të pa kompromis për të mirën e pacientit, ne jemi për ta në çdo 24 orë do të mundohemi me të gjithë kapacitetin tonë së bashku me kolegët e mi që pacientët të kenë kushte sa më të mira , do të angazhohemi që me projekte të ndryshme të arrijmë qëllimet tona, për të mirën e spitalit e pacientëve , në asnjë moment nuk do të na mungon angazhimi , kontaktet me të cilat do t’i kemi dhe me projekte të reja gjithsesi do të bëjmë përpjekje që të modernizohemi ku pacientët do ta kenë shërimin ma të mirë me mjete ma bashkëkohore, i gjithë ky koordinim në të ardhmen do të bëhet së bashku me strukturat udhëheqëse e kolegët e mi të Spitalit regjional të Gjilanit,, ka bërë të ditur dr. Agron Leka, drejtor klinik në Spitalin Regjional të Gjilanit

You Might Also Like