Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë kanë ndalur për kontroll një automjet me vozitës mashkull, kosovar serb. Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i mjetit mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.80 promilë.
Këtij kundërvajtësi i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një (1) viti.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë