Siç është bërë e ditur, Lidhja Demokratike e Kosovës më ka dhënë besimin që të jem kandidatë për deputet në listën zgjedhore në Zgjedhjet Parlamentare të 6 Tetorit. E unë Drilon Pira, si kandidat i LDK-së ,si aktivist shumëvjeçar dhe anëtarë i devotshëm i frymës rugoviane, kërkoj besimin tuaj të dashur qytetarë që të jem pjesë e Organit më ta lartë Legjislativ të shtetit tonë të dashur e që të jem pjesë e këtij Parlamenti më nevojitet vota e juaj, kështu shprehet për gazetën tone, Drilon Pira, që ka numrin 97 në listën zgjedhore të LDK-së.
Drilon Pira nga Pozharani, profesori i njohur, master i artit muzikor, ekspert në fushën e edukimit, aktivist dhe prijës i shumë aktiviteteve qytetare, përmes medieve shprehë dëshirën e tij që të prezantoj kandidaturën për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.