Klubi Futbollistik “Drita” ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës U-21.
Takimi ishte mjaftë interesant dhe në fund është mbyllur me rezultat 1-1, shkruan Gazetasheshi.com
Futbollisti i “Intelektualëve”, Ardit Tahiri, luajti për Kosovën në këtë takim, gjë e cila ishte interesante dhe diçka e rrallë.
Ndeshja u zhvillua në Drenas, konkretisht në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Ky ishte një test serioz për të dyja skuadrat respektivisht dhe tani Kosova do të bëhet gati për Anglinë më 7 shtator.
/Gazeta Sheshi/