Futboll

Drita barazon me ukrainasit e Vorskla Poltava

Skuadra e Dritës e ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë miqësore në tokën turke, derisa për kundërshtarë kishte skuadrën ukrainase Vorskla Poltava, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja përfundoi me rezultat miqësore (1-1), por jo edhe ndeshja shkoi në mënyrë të tillë.

Në këtë ndeshje u ndanë tre kartona të kuq, dy për lojtarët e Vorsklas dhe një për Betim Haxhimusën në fundin e ndeshjes.

Te dy golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes, ku golin për skuadrën e Dritës e shënoi Bujar Shabani.

Drita pritet që të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore në Antalia të Turqisë, me ç’rast do të përballet me skuadrën kazake të Atyrua.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like