Në kuadër të xhiros së 18-të, klubi FC DRITA pret në shtëpi FC Malisheva.
Për këtë takim në konferencë folën kryetrajneri, Zekrija Ramadani dhe futbollisti, Astrit Thaqi.
“Kemi përballë një skuadër që me aktivizimin e trajnerit të ri ka ndryshuar komplet fizionomia e FC Malishevës. Bëhet fjalë për një skuadër që vështirë i shënohet gol dhe një skuadër kompakte edhe në ofanzivë dhe defanzivë. Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, por duke i ditur kualitetet që kemi do t’i qasemi ndeshjes për fitore që nga minuta e parë, do të tregojmë ‘luftë’ sportive, shumë vrap dhe do mundohemi të zbatojmë përgatitjen si deri më sot. Ta sfidojmë Malishevën në ato pikat e dobëta që i kemi parë dhe të mbrohemi në pikat e forta”, ka thënë Ramadani.
“Besoj në futbollistët e mi që ndoshta një gol do të jetë vendimtar”, theksoi trajneri Ramadani.
“Një takim i vështirë, FC Malisheva ka një skuadër shumë të mirë. Ne gjatë kësaj jave kemi apliku metodat se si do t’i qasemi ati takimi. Në bazë të ecurisë dhe formës që po kalojmë edhe nesër do të kërkojmë pikë të plota dhe tri pikëshin e radhës”, deklaroi Thaqi.
“Nuk ka komoditet në futboll, fitoret të japin vetëbesim. Nuk e kemi pozitën për të qenë komod, por për optimizëm. Mendoj se pse jo çdo futbollist ka të drejtë të ndihet i tillë. Ekipi po tregon stabilitet, besoj që mundemi dhe kemi kualitet për ta arritur objektivin kryesor”, përfundoi trajneri Ramadani.
DRITA nuk ka asnjë lëndim apo suspendim dhe për këtë ndeshje u tha se do të vendoset për 11-shen mëtë mirë.
Ndeshja derbi FC DRITA – FC Malisheva zhvillohet nesër e shtune, ora 13:00, te fusha sintetike (te rrethi).