Futboll

Drita humb dy pikë të arta

Trepça ’89 në fillim të këtij stinori ia kishte marrë tri pikëm kurse lojtarët e Dritës ishin ankuar në terrenin shumë të rrëshqitshëm në Mitrovicë, por ja që edhe në Gjilan, Drita “rrëshqiti”, ngase nuk mundi të nxjerrë më shumë se një pikë në fushë të vet, duke luajtur 1:1.

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Trepçës ’89, në të cilën ekipi nga Mitrovica është mbajtur shumë mirë dhe ia ka dal që t’a mbyll atë me rezultat të barabartë 1:1.

Në minutën 4, rast të shkëlqyeshëm pati Egzon Fazliu, i cili është shërbyer nga thellësia dhe ai pa se portieri Faton Maloku e kishte lëshuar portën, andaj e parabolloi atë, por topi për pak shkoi jashtë portës. Në minutën 10 pas një depërtimi të Selmanit, atë në brendi nga mbrapa e tërhoqi mbrojtësi i Trepçës ’89, Dumani dhe gjyqtari dha penalti. Dhe si zakonisht, Krasniqi në mënyrë të përkryer ka shënuar nga pika e bardhë, duke qëlluar këndin e epërm të djathtë të Kaqiut për rezultatin 1:0. Në minutën 24, pas një aksioni të përkryer të Trepçës ’89, Egzon Fazliu është shërbyer nga thellësia dhe ai i ka ikur mbrojtësit Besnik Krasniqi e kur u gjet përballë portierit Maloku për mrekulli e mposhti atë për rezultatin 1:1. Në minutën 27, nga largësia gjuajti Shau, por Maloku e dëboi topin me majën e gishtërinjve.

Drita më mirë e nisi pjesën e dytë, dy herë ka rrezikuar në minutën 50 dhe 57, por në të dyja rastet portieri i Trepçës ’89 Donat Kaqiu e mbajti portën të paprekur. Provoi edhe Rron Broja në minutën e 61, por gjuajtja e tij nga largësia përfundoi jashtë portës. Edhe Baftiu pati rast të mirë, por gjuajtja e tij ishte drejt në portierin, i cili me duar e dëboi topin.

Rastin më të mirë e pati futbollisti Muja, kur Trepça ’89 organzoi një kundërsulm të shpejtë e në fund topi erdhi deri te Muja, i cili qëlloi furishëm, por topi qëlloi traversën dhe u përplas në tokë, por pa kaluar vijën e portës. Në minutën 71, Blend Baftiu bukur u fut në brendi gjeti zëvëndësuesin Tahiri, i cili nga afërsia qëlloi drejt në portierin Kaqiu. Traversja e Dritës për herë të dytë u qëllua në minutën 76, kur pas goditjes nga këndi, Nimoni qëlloi topin me kokë e Maloku uli duart duke menduar se topi do të dal jashtë. Ai më pasa e kapi topin në tentimin e dytë të sulmuesëve mitrovicas dhe duke u munduar që sa më shpejtë të organizojë aksion u vetëlëndua dhe u desh që t’a lë lojën. Në minutën 82, as Tahiri e as Krasniqi nuk e qëlluan topin pas një harkimi nga e majta. Muja i rrezikshëm pati rast të shkëlqyeshëm në minutën 82, pasi është shërbyer nga Sahiti, por për pak gjuajti mbi portë. Krejt kah fundi Trepça ’89 ka mundur t’a fitoj tërë ndeshjen, por gjuajtjen e Gashit e priti Smakiqi dhe në fund ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1:1./kryelajmi.com/.

You Might Also Like