Me synime të kundërta, Drita për kreun e tabelës e Llapi për mbijetesë, dy ekipet i janë qasur ndeshjes dhe pas një çereku të matjes së forcave kanë qenë llapjanët që në rastin e parë serioz kanë shënuar.
Po luhej minuta 16 kur pas një harkimi nga këndi nga lojtarët e Llapit, mbrojtja e Dritës shkurtazi e dëboi topin dhe Benjamin Emini me një gjuajtje në kthim e sipër e dërgoi topin para portës e mu te vije e portës ishte ish-lojtari I Dritës, I cili nga afërsia e futi topin në rrjetë. Me këtë rast, Ardit Tahiri nuk ka festuar, duke e respektuar në maksimum të dhënën se deri vitin e kaluar ishte lojtar o Dritës.
Në minutën e 20 Ramadani për pak sa nuk ka shënuar golin e dytë për Llapin, por ishte Maloku që me mund e dërgoi topin jashtë fundores.
Drita rastin më të mirë në pjesën e parë e patoi në minutën 43, kur portierit Qoriq të Llapit topi i iku nga dora, por ishte Rama ai që e largoi nga vija e portës dhe shpëtoi golin. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:0.
Drita ia ka dalë që të shënojë në minutën 53, por goli është anuluar nga sistemi VAR, ngase Manaj më herët ishte në pozitë jashtë loje. Manaj pati rast të mirë edhe në minutën 55, por për pak u vonua.
Drita për pak sa nuk e pësoi golin e dytë në minutën 65, kur pas një dalje të Malokut, Bejtullai për pak sa nuk shënoi në portën e vet, por topi u përplas për traverse, atë sërish e qëlloi Jashari, por Ovukka e nxori topin nga vija e portës.
Drita pati rast të mirë edhe në minutën 83, kur harkoi Besnik Krasniqi, por Dabiqaj me kokë gjuajti jashtë portës. /kryelajmi.com/.