Futboll

Drita me fitore mbyll përgatitjet në Bullgari

Pas përfundimit të stervitjes së sotme FC Drita ka mbyllur fazën përgaditore në Bansko të Bullgarisë dhe kthehet për Kosovë. Aty ishim nga data 1 korrik ku ekipi gjatë kësaj periudhe ka realizuar planin e paraparë nga treneri Zeka me stafin e tij.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ishin në program edhe tre ndeshje kontrolluese me ekipe Bullgare si Montana(2-1), Septemvri Sofia(1-2) dhe Arda(1-1).

Ajo që ishte më e rëndësishmja nuk kishte lëndime dhe gjithqka ka shkuar në menyrën më të mirë.

Faton Maloku, Almir Ajzeraj dhe Ensar Huruglica për shkak të dëmtimeve nuk ishin nga dita e parë së bashku me ekipin për tu rikthyer plotësisht gjatë kohës që ishim në Bansko, ndërsa Florian Smakiqi nuk ka udhëtuar me ekipin dhe është në fazën e fundit të rikuperimit.

Ndërsa Hasan Gomda dhe Iljasa Zylfiu si përforcimet e fundit janë bashkuar më vonë me ekipin.

Ekipi do të kthehet ne Kosovë dhe do të ketë dy dite pushim më pas do të vazhdojë më përgaditjet dhe në javën e ardhshme do të zhvillojmë edhe një ndeshje tjetër kontrolluese para ndeshjes së rrethit të dytë të Ligës së Konferencës që do të zhvillohet me 25 korrik.

You Might Also Like